Gjatë orës 10:15 në hyrje të Fshatit Rashqe, treni ka përplasur autobusin e udhëtarëve të kësaj zone.
Fatmirësisht në autobus nuk ka pasur udhëtarë gjatë përplasjes.

Lëndime të lehta ka pësuar vetëm shoferi i autobusit.
Kolegët e shoferit të autobusit të cilët kishin dalë për të parë rastin, thonë se sinjalizimet të cilat janë vendosur nuk punojnë çdoherë, dhe kjo po u rrezikon jetën si shoferëve ashtu edhe banorëve.

“Me të vërtet është rast i rëndë. Se këto sinjalizime si u kujtohet punojnë. Rampë këtu, prej dy vjetëve që punojmë, për në Rashçe nuk ka pasur asnjëherë. Këto sinjalizime një ditë punojnë, një javë jo. Treni kur kalon nuk mund ta shohim, sepse vendi është shumë i keq. Ne kërkojmë që këtu të vendoset rampë”, tha Samet Abazi.

Edhe një banor i Rashçes thotë se në këtë vendkalim duhet të vendoset rampë dhe jo semafor.

“Rampë duhet të vendoset këtu, por nuk e vendosin, më sigurt është me rampë se sa me semafor. Semafori mund të ketë defekte”, u shpreh Hajris Alili Banorë.

Në Rashçe, Radushë, Sfillare dhe Kondovë, gjatë viteve të kaluara ka pasur aksidente fatale.

Në vitin 2016 në Fshatin Radushë, treni përplasi makinën e një 32 vjeçari ku përfundoi me humbjen e jetës së të riut.
Në vitin 2014 në Kondovë treni përplasi një makinë me 3 persona ku fatmirësisht pësuan vetëm lëndime trupore.

Edhe pas këtyre aksidenteve, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për tu parandaluar rreziku që u kanoset banorëve të fshatrave të Sarajit.