Aksidentohen tre makina në rrugën Tetovë – Shkup, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar prej të cilëve një më rëndë në një fatkeqësi komunikacioni të tre automjeteve që sot rreth orës 12:30 ndodhi në rrugën rajonale Zhelinë-Grupçin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Marketing

Sipas Josifovskit në fatkeqësinë e komuniakcionit morën pjesë një automjet “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.A.(74) nga fshati Bojanë, automjeti “Folksvagen turan” me targa të tetovës, drejtuar nga SH.G.(57) dhe automjeti “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës, drejtuar nga Z.I.(29) nga Llarca e tetovës.

Në fatkeqësinë, vozitësi i Golfit, S.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore në spitalin klinik të Tetovës urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit. Dy vozitësit e tjerë dhe dy bashkëudhëtarët nga automjeti “Turan” përfunduan me lëndime më të lehta dhe u lëshuan për mjekim shtëpiak.

Ekipi nga SPB Tetovë kreu ekspertizë të plotë dhe po punon në konstatimin e shkaqeve dhe gjithçka tjetër lidhur me fatkeqësinë.