Në afërsi të Kurshumlisë (Serbi), mëngjesin e sotëm rreth 4:50, ka ndodhur një aksident i një autobusi me udhëtarë nga Kosova, të cilët po udhëtonin në relacionin Kranj (Slloveni)-Prishtina.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prokuples. Ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, raportojnë mediat serbe

Autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë.

Raportohet se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.

Nga ky aksident nëntë persona janë transportuar në spital, ndërsa tre prej tyre me thyerje të gjymtyrëve janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia serbe ka filluar hetimet, ndërsa dyshohet se shpejtësia dhe gjendja e rrugës kanë qenë shkaktarë të aksidentit, por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon. /Lajmi.net/

 bus1 bus2 bus3