Aksidentohet djali Hashim Thaçit, ja gjendja e tij shëndetësore

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka pësuar një aksident këtë të enjte.Me anë të një deklarate, policia ka njoftuar se në aksin rrugor Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete. Sipas raportimeve si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

Marketing

Ndërsa djali i presidentit, sipas konfirmimit dhe të mjekut që u kujdes për të, Naser Syla, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe do ta vijojë trajtimin në shtëpi.

Marketing