Aksidentohet familja e princit William

Kate Middleton dhe Princi William kanë pësuar aksident komunikacioni në fillim të kësaj jave në Londër, shkruan portali britanik “The Week”.

Marketing

Ky është aksidenti i katërt i trafikut në të cilin pjesëmarrësit janë anëtarë të familjes mbretërore.

Përveç automjetit të tyre, në këtë aksident trafiku ishte edhe një polic me motor. The Week shkruan se një 83-vjeçare mori lëndime dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kate dhe William janë shumë të shqetësuar dhe të tronditur,” tha Pallati Kessington.

“Hetimi është aktualisht në fazat e hershme dhe një polic me një motor po merret në pyetje si dëshmitar. Mendimet tona i drejtohen viktimës dhe familjes së saj”, tha një përfaqësues i familjes mbretërore, transmeton KosovaPress.

Marketing