Aksidentohet Labi në Prizren (FOTO)

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka pësuar një aksident në lagjen “Arbana” në Prizren, raporton Express Rozë. Nga fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se ky aksident ka përfunduar vetëm me dëme të vogla materiale.

Marketing

Policia po ashtu ka konfrirmuar se aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhë një aksident trafiku, janë të përfshira dy automjete. Aksidenti ka ardhë për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik. Kemi të bëjmë vetëm me dëme materiale, policia po merret me rastin në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë e Prizrenit.

Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në trafik.

Referuar gjendjes aktuale në trafikun rrugor, policia në vazhdimësi po ndërmerr veprime policore, të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik./Express Rozë.

 

Marketing