Aksidentohet vetura e kompanisë ushqimore “KFC”

Në orët e pasdites në Rrugën ”Kacanicki 56, Vizbeg “- Shkup ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Përplasje ka ndodhur mes një veture të markës Seat Ibiza dhe një veture të markës Toyota Corolla e cila siç shihet nga fotografia i përket kompanisë ushqimore KFC (Kentucky Fried Chicken).

Marketing

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe policia, por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që ndodheshin në dy makina e aksidentuara.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, dhe sipas dëshmitarëve ka vetëm persona lehtë të lënduar dhe dëme material në të dyja automjetet.

Ndryshe, sot kryeministri Zoran Zaev pas një takimi me pronarin e licensuar të KFC –së Fatmir Zimberi njoftuan se kjo kompani do të filloj me punë në Shkup dhe Tetovë që nga data 14 shtator.

Marketing