Aksion blic në Durrës, momenti kur policia “mbërthen” dy të rinj të rrezikshëm

Dy persona janë shoqëruar pasditen e sotme në Durrës në kuadër të një operacioni blic anti-drogë.

Aksioni i policisë është zhvilluar në zonën e plazhit, ndërsa nuk ka ende detaje për emrat e të ndaluarve.

Mësohet se të arrestuarit ishin në vëzhgim nga policia, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarje kokaine.

Marketing

Fillimisht u raportua për të shtëna me armë, por policia e mohoi, duke sqaruar se ishte vetëm një operacion antidrogë.

Marketing