Të gjithë qytetarët humanë dhe kompanitë mund të dhurojnë ushqim në suaza të aksionit “Ushqe 10.000” e cila do të mbahet më 16 tetor me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër urisë, nga ora 10 deri në orën 19 në 33 lokacione në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Radovish, Koçan dhe Vinicë. Qëllimi është të nxiten qytetarët të dhurojnë ushqim dhe ta ngritin nivelin e tyre të solidaritetit ndaj atyre që nuk kanë.

“Në këto 33 lokacione qytetarët do të mund të dhurojnë ushqim i cili do të jetë me kohë më të gjatë të afatit. Ushqimi do të vendoset në pako të cilat do të shpërndahen deri në kategoritë e ndryshme të qytetarëve të rrezikuar social në mbarë Maqedoninë”, theksoi sot në konferencën për shtyp Bllazhe Josifovski, kryetar i Asociacionit “Eja Maqedoni”, i cili është udhëheqës i rrjetit “Site siti”, e cila përfshin mbi 30 organizata në mbarë Maqedoninë dhe punon në dhurimin e ushqimit.

Potencoi se rrjeti “Site siti” tani për tani disponon me data bazë prej mbi 20.000 qytetarë të cilët u ndihmojnë në dhjetë qytete dhe shfaqi shpresë se do të dhurohen dhjetë tonë ushqim, që të mund të kënaqet një pjesë e nevojave mujore të qytetarëve.

“Mbi 25 tonë ushqim arritëm t’i shpëtojmë, përkatësisht të mos hidhen këto muaj ose mbi 60.000 racione me ushqim. Kemi edhe ushqim organik të cilin pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e kanë provuar, siç është qumështi nga bajamet… edhe ajo hidhet, sepse nuk është shitur”, shtoi Josifovski.