Aksion humanitar sezonal për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Shoqata e qytetarëve për ndihmë dhe mbështetje të të pastrehëve, familjeve të rrezikuara sociale dhe individëve “Mirësi” edhe këtë vit organizon pika tubuese sezonale.

Marketing

Të njëjtat janë destinuar për mbledhjen e donacioneve për ushqim, mjete higjienike, mjete për pastrim, veshëmbathje, këpucë dhe shtretër, me qëllim që t’u ndihmohet të pastrehëve dhe të varfërve, veçanërisht në periudhën e dimrit.

Nga shoqata u bëjnë thirrje qytetarëve t’i vizitojnë pikat dhe të japin kontribut personal në përmirësimin e kushteve të jetesës së kësaj kategorie të margjinalizuar të njerëzve, duke vepruar së bashku në ngritjen e vetëdijes të njerëzve dhe për zhvillimin e aktivizmit qytetar.

Pikat do të jenë në lokacionet në vijim:

“Vero” – Kisella Vodë

E diel, 6 tetor 11:00-18:00

E martë, 8 tetor 12:00-19:00

“Vero” – Aerodrom

E diel, 13 tetor 11:00-18:00

E mërkurë, 16 tetor 12:00-19:00

“Tineks” – Zebra

E enjte, 17 tetor 12:00-19:00

E diel, 20 tetor 11:00-18:00

“Tineks” Karposh 3

E diel, 27 tetor 11:00-18:00

E martë, 29 tetor 12:00-19:00

Marketing