Aksion i gjerë i policisë në Ferizaj, bastisen mbi 10 lokale të lojërave të fatit

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion kundër lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë ilegalisht.

Marketing

Aksionin e ka konfirmuar Mehmedali Hajdini, nga Policia e Ferizajit.

“Prej orës 19:00 Policia ka filluar një aksion për bastisjen e 10 lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë në mënyrë ilegale. Jemi ende në aksion. Kemi siguruar disa prova materiale. Meqë jemi akoma në zhvillimin e aksionit nuk kemi diçka përfundimtare. Akoma nuk dihet se sa persona duhet t’i shoqërojmë. Për zhvillimin e aksionit jemi në konsultim edhe me prokurorin kujdestar”, tha Hajdini.

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti mori një vendim për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

Ky vendim u morë pasi dy persona u vranë në lokale të lojërave të fatit.

Marketing