Aksion i gjerë për pastrimin e rrugëve nga komuna e Sarajit

Në territorin e komunës së Sarajit, ekipet për pastrimin e rrugëve, kanë filluar aksion për pastrimin e rrugëve nga bora, në të gjitha vendbanimet.

Marketing

Fillimisht kanë bërë pastrimin e rrugëve në vendbanimet më të larta malore, dhe tani kanë filluar në rrugët më kryesore në të gjitha fshatrat.

Përpos pastrimit me mjete të rënda, më pas bëhet edhe hedhja e kripës me rërë, në të gjitha rrugët kryesore.

Autoritet e komunës së Sarajit, thonë se sonte gjatë gjithë natës do të pastrojnë rrugët, nëse do të jetë nevoja.
Komuna e Sarajit, në çdo sezon dimri angazhohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora, që qytetarët të mund të funksionojnë dhe ë qarkullojnë më lirë.