Aksion masiv për pastrimin e komunave të Shkupit me rastin e Ditës botërore të pastrimit

Aksion masiv për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e qytetit do të zbatohet sot në organizim të Qytetit të Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale” -Shkup.Në kuadër të aksionit do të largohen grafitet me përmbajtje fyese që nxisin gjuhë të urrejtjes, intolerancë etnike dhe fetare.

Marketing

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup , Abdusamed Shabani, do ta shënojnë fillimin e këtij aksioni.

Gjatë periudhës prej sot e deri më 24 shtator, në secilën komunë do të vendosen enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mbetjet e vëllimshme – mobiliet e vjetra dhe mbetjet elektrike dhe elektronike.