Me rastin e Ditës Globale të Pastrimit, administrata e NP”Higjiena Komunale” –Shkup, organizoi një aksion masiv për pastrimin e zonës qendrore të qytetit nën moton “PËRGJEGJËSIA ËSHTË JONA, PËR SHKUP MË TË PASTËR”. Aksionit iu bashkuan edhe administratorët e NP “Parqe dhe Gjelbërime” , “Ujësjellësi” dhe “NQP”, nxënësit e SH.M “Josip Broz”, SHF “Dimo Haxhi ëDimov” dhe SH.F “Panajot Ginovski”, vëzhguesit nga aradhet e vëzhguesve “Metodija Mitevski Brico”, dhe një numër i madh i qytetarëve të qytetit tonë.

“Sot të gjithë ne jemi në rolin e kolegëve tanë të cilët për çdo ditë i zbrazin enët për mbetje, i lajnë dhe fshijnë rrugët e Qytetit dhe sipërfaqet publike. Por, megjithatë, pas përfundimit të aktiviteteve tona, higjiena në rrugë, higjiena e sipërfaqeve të gjelbra dhe ajo përreth kontejnerëve varet vetëm nga veprimet e qytetarëve të Shkupit, nga sjellja e tyre ndaj mbetjeve dhe gjithsesi nga shprehitë e tyre!.”- deklaroi drejtori i NP”Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.