Aksion në tërë Kosovën: Fillon mbyllja e disa lokaleve, nuk po i respektojnë masat antiCovid

Ka filluar aksioni në tërë Kosovën për monitorimin se a po respektohen masat mbrojtës nga gastronomia por edhe nga persona fizik e juridik, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin e Kosovës sonte kanë nisë një aksion të gjerë në tërë Kosovën, për të monitoruar se sa po respektohen masat anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Mësohet se tek “Kafet e Vogla”,  Policia e Kosovës është duke i mbyllur disa lokale për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe bartjes së maskave.

Kësaj radhe si duket do të ketë masa rigoroze dhe jo falje dhe vërejtje siç kanë bërë deri me tani organet gjegjëse.

Gjithashtu ky aksion është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ndërsa në Gjakovë ka pasur mbyllje të disa lokaleve për mos respektimin e masave antiCovid.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka qenë i ashpër gjatë paraqitjes para medieve duke thënë se do të ndërmarrim masa të menjëhershëm ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse, kjo për shkak të rëndimit të gjendjes epidemiologjike në vendë.

Mbylljen e lokaleve për mos respektim të masave antiCovid-19, e kishte paralajmëruar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”, ka deklaruar Qalaj.

Duhet theksuar se vetëm gjatë tri ditë të fundit në Kosovë kanë vdekur 41 persona nga koronavirusi

Marketing