Aksion pastrimi në Gazi Babë, Shabani: Qytetarët të kontribuojnë përmes sjelljes së ndërgjegjshme (Foto)

Gjatë ditës së sotme filloi aksioni për pastrim gjeneral në komunën Gazi Babë, në të cilin do të marrin pjesë ekipet e NP “Higjiena Komunale”-Shkup dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Marketing

Në aksion do të angazhohen afërsisht 50-të punëtorë, ndërsa në suaza të tij do të kryhet larje manuale dhe me makinë, larje e bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha, si dhe largim i deponive të egra në këtë komunë. Nga mekanizimi do të përdoren: dy automjete speciale komunale – ngarkues, dy automjete speciale komunale- fshesa, një automjet special komunal kiper, një ngarkues- skip dhe një autocisternë.

Aksionin e lajmëruan kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës Gazi Babë, Boris Georigevski, drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” –Adrijan Muça dhe drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani, duke theksuar se i njëjti do të përfshijë vendbanimet Hipodrom, Maxhari, Tre Kënde, Çento, Qeramidnicë dhe Autokomandë.

“Në kuadër të aksionit do të angazhohemi në bulevardet dhe rrugët kryesore të komunikacionit, dhe në rrugët shërbyese të komunës Gazi Babë. Me aktivitetet tona përpiqemi gjithnjë të jemi të pranishëm në të gjitha komunat e qytetit, e jo vetëm në kuadër të aksioneve të organizuara për pastrim. Apelojmë deri të qytetarët që vetë të japin kontribut përmes sjelljes së ndërgjegjshme me mbetjet dhe selektimin e tyre.” –deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing