Aksion pastrimi në Liqenin Treska

Ndërmarrja Komunale “Saraj” në bashkëpunim ne NP Higjiena Komunale-Shkup ndërmorën iniciativë për realizimin e aksionit për pastrim të përgjithshëm dhe larjen e rrugëve në Liqenin e Treskës.

Marketing

Në kuadër të këtij aksioni janë pastruar të gjitha pjesë e liqenit si dhe janë larë rrugët.

Këto aksione janë veçanërisht të rëndësishme sepse tani jemi në prag të sezonës verore dhe ne do të vazhdojmë çdo ditë me aktivitetet për pastrim dhe larjen e rrugëve me qëllim që vizitorët të kenë ambient të pastër theksoi drejtori Rustemi.

Gjithashtu, nga NKP “Saraj”, kërkojnë bashkëpunimin me qytetarët e komunës së Sarajit, që edhe ata të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe rruajtjen e ambientit.