Ardijan Muça: Nuk do të ketë tolerancë për asnjë qytetarë, përderisa dëmton gjelbërimet

Kjo zonë e gjelbëruar përreth Bulevardit “Brigada e 3-të Maqedonase” është pothuajse e shkatërruar nga parkimi i veturave. Rreth 500 m2 barë dhe fidanë të thyera janë pasojë e shfrytëzimit të kësaj hapësire për parkim të palejuar. Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” me asistimin e merimangave të Ndërmarrjes “Parkingjet” kanë ndërmarrë aksione për ruajtje e brezit të gjelbër nëpër të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Marketing

Nuk kam ku ta qoj në vend tjetër. Pa dallim, keni vend parkime përreth banesave ku duhet të parkoheni! Kurrë nuk ka të lira sepse ka ‘300 milion vetura’ që vijnë edhe nga jashtë Shkupit dhe nuk kam se ku të parkohem. Në këtë rast duhet të marrim masa! – u shpreh një qytetar.

Drejtori i “Parqe dhe Gjelbërime” Ardijan Muça thotë se njerëz të pandërgjegjshëm parkojnë veturat e tyre në hapësirat e gjelbra. Sipas tij, nuk do të ketë tolerancë për asnjë qytetarë, përderisa dëmton gjelbërimet për të kursyer një tiketë parkingu, duke e shkatërruar bimët dhe ekosistemin e qytetit.

Filluam aksionin para disa ditëve në lagjet e Çairit, sot jemi në Komunën e Aerodromit, ku shihni vetë sesi është thyer edhe pema për të hyrë me veturë, në hapësirat e gjelbra. Dua të bëj një apel tek të gjithë se pavarësisht se kudo që gjinden dhe kushdo që parkohet në hapësirat e gjelbra në Qytetin e Shkupit, ne aksionin nuk do ta ndalim aspak – tha Ardijan Muça, drejtor i N.P. “Parqe dhe Gjelbërime”.

Situatë e njëjtë ishte edhe në Komunën e Karposhit, afër Qendrës Tregtare “City Mall”. Në mesin e automjeteve që bënin kundërvajtje kishte edhe vetura zyrtare. Megjithëse, shenja tregon ndalim parkimi dhe ndalese, veturat ishin të panumërta, derisa erdhi shërbimi merimangë. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, 2 milion euro në vit ndahen nga Qyteti i Shkupit për t’i mirëmbajtur këto zona të gjelbra dhe për të mbjellë bimë të reja. Nga NP Parkingu i Qytetit, thonë se mesatarisht nga 40 vetura në ditë ose 1250 në muaj mënjanohen nga shërbimi merimangë. /Alsat/

Marketing