Aksion për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në komunën e Çairit

Në periudhën prej 16 deri 19 qershor 2019, NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup do të realizojë aksion për mbledhje të mbetjes së vëllimshme në komunën e Çairit.

Marketing

Për këtë qëllim, në katër lokalitete të kësaj komune, Ndërmarrja do të vendosë kontejnerë të posaçëm për mbledhje të mbetjes së vëllimshme, ku qytetarët mund të hedhin mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Ekipet e NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, mbetjen e mbledhur nga enët do ta transportojnë në orët e mbrëmjes.

Ligji për pastërti publike në RM, ndalon që mbetja e vëllimshme të hidhet në sipërfaqe publike, ndërsa hedhja e saj e pandërgjegjshme rezulton në krijimin e deponive të egra dhe ndotje të mjedisit jetësor. NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup apelon deri te qytetarët e komunës së Çairit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për hedhje të mbetjes së vëllimshme në enët e posaçme dhe njëherësh i njofton se pas përfundimit të aksionit këtë lloj të mbetjes mund ta hedhin vetëm në Qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte pa kompensim pagese.

Kontejnerët për hedhje të mbetjes së vëllimshme në komunën e Çairit do të jenë të vendosur në këto lokalitete:

Udhëkryqi mes rrugëve Dizhon dhe Xhon Kenedi;

Udhëkryqi mes bulevardit Cvetan Dimov dhe rrugës Kosta Abrasheviq;

Rruga Serava (në afërsi të Eftinija Impeksit);

Rruga Resenska (në afërsi të Restoranit FaFa).

Marketing