Aksion për pastrim të përgjithshëm në Komunën e Butelit – Pastrohen 80 metër kub mbetje nga deponitë e egra

“Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, gjatë ditës së sotme realizuan aksion për pastrim të përgjithshëm në komunën e Butelit, ku është kryer fshirje dhe larje manuale dhe mekanike si në rrugët kryesore po ashtu edhe në ato komunale. Në kuadër të aksionit u hoqën dhe transportuan afërsisht 80 metër kub mbetje nga dy deponitë e egra të vendosura në këtë komunë të Shkupit. Njëra deponi gjendej në objektin e kopshtit të mëparshëm për fëmijë në rrugën Natanail Kuçevishki, nga ku u larguan rreth 60 metër kub mbetje të përziera komunale dhe mbetje të vëllimshme. Gjatë ditës së sotme u pastrua edhe një tjetër deponi e egër e vendosur në rrugën Betovenova, ku u hoqën afërsisht 20 metër kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore.
Në prag të festës së madhe të Fiter Bajramit, NP ,,Higjiena komunale” – Shkup realizoi edhe larje manuale në objektet më të mëdha fetare islame në këtë komunë të Shkupit, siç janë xhamitë Ebu Bekr Es Sidik, Berd, Feta Efendi dhe të tjera.” – shprehet Shabani

Marketing

Për më shumë ndiq linkun:

Marketing