Aksion për pastrim të përgjithshëm në komunën e Sarajit

Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, gjatë ditës së sotme realizuan aksion për pastrim të përgjithshëm në komunën Saraj.

Marketing

Në kuadër të aksionit është bërë fshirje dhe larje manuale dhe mekanike e rugëve kryesore dhe dytësore në komunë. Në realizimin e aktviteteve u angazhuan në terren 30 punëtorë, ndërsa nga mekanizimi u përdorë gjashtë autocisterna, automjet komunal i vogël për larje manuale – VAP, si dhe automjetet speciale komunale, fshesa, ngarkues dhe transportues.

Para festës së madhe të islamëve te Fitër Bajramit, NP ,,Higjiena komunale” – Shkup realizoi edhe pastrim manual në objektet më të mëdha fetare islame në këtë komunë të Shkupit.