Gjatë ditës së sotme, në komunën Gjorqe Petrov, ekipet NP “Higjiena Komunale”-Shkup, filluan aksion për larjen dhe dezinfektimin e të gjithë kontejnerëve për hedhjen e mbetjeve komunale me kapacitet 1.1 m³.

Për këtë qëllim, kontejnerët transportohen në Qendrën për seleksionim të mbetjeve në Karposh, ku kryhet larja, dezinfektimi dhe riparimi i tyre si dhe më pas të njëjtat kthehen në mikro-lokacionet përkatëse.

Para kthimi të enëve për hedhjen e mbeturinave, ekipet tona kryejnë larje të plotë të këndeve të mikro-lokacioneve, më ndihmën e automjete për larje- autocisternë.

Krahas larjes dhe dezinfektimit të kontejnerëve në këtë komunë të Shkupit, NP “Higjiena Komunale” – Shkup, gjatë gjithë ditës do të kryej edhe ndërrimin e enëve të vjetërsuara më enë të reja për hedhjen e mbeturinave.
Drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani, planifikon të vazhdohet me këto aktivitetet në të gjitha komunat tjera të qytetit.

“Për momentin, në territorin e qytetit të Shkupit janë vendosur gjithsej 4218 kontejnerë me kapacitet 1,1m3. Gjatë periudhës së verës planifikojmë të kryejmë larje gjithëpërfshirëse dhe dezinfektim në të gjithë enëve ekzistuese si dhe mikro-lokacionet e tyre, ndërsa kontejnerët e vjetërsuar do të ndërrohen më të rinj.

Në këtë mënyrë do të mënjanohen kundërmimet e pakëndshme nga kontejnerët që është karakteristikë për këtë periudhë të vitit dhe në masë të madhe do të rritet niveli i higjienës së vetë enëve për mbetje, dhe hapësirës përreth tyre” – tha drejtori Shabani