Aksion policor në Kosovë, 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara

Në aksionin policor të kësaj të mërkure të zhvilluar në  Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna në Kosovë janë arrestuar 12 persona të akuzuar për ryshfet.

Marketing

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se janë arrestuar 12 persona për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.

Lumezi ndër të tjera ka bërë me dije se grumbullimi i provave ka nisur në janar, duke bërë që në operacionin e sotëm të arrestohen disa persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti.

Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Policia ka arrestuar zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna. Aksione janë zhvilluar në Prishtinë, në komunën e Istogut, Gjilanit, Podujevës, Lipjanit

Marketing