Aksionarët as tërhiqen as nuk e zgjedhin problemin e Ferizajt! Çfarë iu tha Agim Aliu?

Ferizaj po kalon periudhën më të rëndë në histori dhe mezi po i luajnë ndeshjet në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, për faktin se futbollistët po luajnë pa paga dhe pa kushte. 

Çudia më e madhe është se aksionarët as nuk tërhiqen as nuk e ndihmojnë klubin, me përjashtim që u tërheq Mustafë Grainca me 24 nëntor të vitit 2020 dhe i ka falur aksionet e tij, që i kishte 9.8 për qind.

51 për qind të aksioneve i kanë anglezët në krye me Brian Deane, por siç thonë burime brenda klubit, as që përgjigjen ata. 
Situata është shumë e rëndë. 

Marketing

“Po presim mu larguar aksionarët sepse ata as po japin para as nuk po e zgjedhin probleme.  

Ata të tërhiqen sepse janë të tjerët të interesuar për të marr klubin dhe po presin reflektim”, tha një burim brenda klubit.

Po ashtu merret vesh se futbollistët janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Kryetari i komunës na ka premtuar mbështetje. Më shumë nuk mund të jap detaje”, tha një burim brenda klubit.