Aksionet kundër uzurpatorëve të hapësirave publike në Saraj vazhdojnë (Foto)

Inspektorati Ndërtimorë i komunës së Sarajit, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e një hapësire publike e cila ishte e uzurpuar nga një qytetarë.

Marketing

Inspektorati i komunës, ka respektuar të gjitha procedurat paralajmëruese, ku e ka njoftuar uzurpatorin që të largoj rrethojat e vendosura, por ky i fundit nuk ka reaguar që të shmangë gjësendet me të cilat ka qenë e uzurpuar hapësira publike dhe ka detyruar që Inspektorati me asistencë të policisë të pastrojë hapësirën, që tani është në pronësi private.

Tani organet e policisë do të zbatojnë procedurat e mëtejme që i parasheh ligji për uzurpatorët e hapësirave publike.

Inspektorati i Komunës së Sarajit, do të vazhdoj edhe më intensivisht me realizimin e aksioneve të ngjashme për ata që uzurpojnë hapësirat publike dhe nuk respektojnë ligjin.

Uzurpimi i pronës publike nga qytetari i pa përgjegjshëm ka penguar realizimin e planit investues të kompanisë me kapital të huaj nga Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Kohë më parë, Inspektorati i Komunës së Sarajit, rrënoi dhe pastrojnë objekt ku ishte i ndërtuar në hapësirë publike, por, këto aksione do të vazhdojnë edhe në disa vende tjera ku ka uzurpime të hapësirave publike.

 

Image may contain: sky, outdoor and nature
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: one or more people and outdoor
+2

 

Marketing