Aksioni anti-drogë në Shkup, Ruskoska: 22 të arrestuar, kërkohen të tjerët

21 persona janë ndaluardhe të tjerët po kërkohen pas aksionit të policisë në disa pjesë të tjera të Shkupit, i cili është ende në vazhdim e që ka për qëllim luftën ndaj trafikut të drogës. Gjatë aksionit që drejtohet nga PKOK, është sekuestruar drogë, makina, para dhe telefona. Prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, thotë se prokurorët dhe hetuesit në prokurorinë e saj kanë mbledhur prova për këtë rast tashmë një vit. E pyetur nëse personat në fjalë dyshohen edhe për pastrim parash, Ruskoska tha se nga e hëna do të nisin edhe hetimet financiare.
“21 persona janë ndaluar, ata janë në disa stacione policore dhe me sa jam informuar, ende po kërkohen njerëz të caktuar. Për një vit kemi mbledhur prova, ka pasur masa PI, duke dëgjuar komunikimet dhe monitoruar të dyshuarit. Ne kemi prova të trafikimit të paligjshëm të drogës. Nuk dëshironim të bënim një hetim financiar para veprimit të fundit, në mënyrë që ata të mos kishin dijeni për  të gjithë veprimin tonë, por të hënën do të fillojë edhe një hetim financiar.”, tha Vilma Ruskovska, prokurore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Deri më tani nuk ka asnjë polic të dyshuar që bashkëpunuan ose ishin pjesë e grupit, por Ruskovska nuk e përjashton as këtë mundësi. Siç thotë ajo, do të kryhet ekspertizë dhe nëse gjendet shenja komunikimi në telefonat e të arrestuarve, do të merren masa edhe ndaj tyre.