Aksioni i mëshirës dhe solidaritetit në Ohër

Aksioni Mëshira dhe Solidariteti i Ramazanit, të Martën më 28 Maj u shtri edhe në qytetin e Ohrit, ku Organizata Humanitare Hilal e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëri shpërndarjen e 8 tonelata ndihma humanitare për familjet skamnore, të pastrehët, jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, në këtë qytet.

Marketing

Këto ndihma u pranuan nga Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, i cili bashkë me stafin e tij, menjëherë filluan shpërndarjen e këtyre ndihmave në formë të organizuar për skamnorët e rajonit të Qytetit të Ohrit.

OH Hilal për këtë muaj të bekuar të Ramazanit ka planifikuar të shpërndan mbi 200 tonelata ndihma në aksione të vazhdueshme në tërë vendin.