Komuna e Çairit, NP “Higjiena Komunale” dhe NP “Parqet dhe gjelbërimet” me aksion masiv të pastrimit në Çair në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit shkollor

Për herë të tretë Komuna e Çairit, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” dhe Ndërmarrja Publike “Parqet dhe gjelbërimet” janë mobilizuar për të ngritur nivelin e pastërtisë publike në territorin e Komunës së Çairit, kësaj rradhe në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor.

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sëbashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani dhe përfaqësues të NP “Parqet dhe gjelbërimet” inspektuan në terren punën e shkëlqyeshme të 60 punëtorëve të NP “Higjiena Komunale”, 50 të NP “Parqet dhe gjelbërimet” dhe 40 punëtorëve të angazhuar të Komunës së Çairit, të cilët nga dita E Enjte (16.08.2018) me makinerinë e nevojshme të pastrimit po vërshojnë territorin e Komunës sonë për atmosferë festive në ambient më të pastër. Aksioni do të zgjasë deri ditën E Hënë (20.08.2018).

Ky aksion në radhë të parë ka parasysh pastrimin e pikave kritike ku krijohen deponi mbeturinash siç janë këto lokacione: Teqja në Dyqanxhik, Kurshumli Han, ish hapësira e Higjienës Komunale, lagja Topanë, hapësira afër SH.F. “Kongresi i Manastirit, si dhe deponitë e krijuara në Çarshinë e Vjetër dhe përgjatë rrugës së njohur si Rruga e Plastikave. Poashtu institucionet apelojnë deri te të gjithë personat fizik dhe juridik që të mos bëjnë ndotjen e ambientit jetësor pasi do të shqiptohen dënime rigoroze pas monitorimit që do të bëjnë eko patrolat.

“Pastrimi i pikave kritike ku krijohen deponi mbetrinash do të jetë prioritet parësor. Këtu do të fillojmë nga teqja në Duqangjik, Kurshumli Han , ish hapësira e Higjienës Komunale, lagja Topanë, hapësira afër Sh.f Kongresi i Manastirit, si dhe deponitë e krijuara në Çarshinë e Vjetër dhe në rrugën e njohur si rruga e Pllastikave” – u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Edhe nga higjiena komunale thonë se sado aksione pastrimi të ndërmeren, nëse qytetarët nuk vetëdijësohet ti hedhin mbeturinat vetëm në vende të caktuara, aksionet do të kenë rezultat vetëm për pak kohë
“Përveç aksioneve që ndërmarim për ngritjen e vetëdijes të qytetarëve, apelojmë deri tek ata që edhe ata të na ndihmojnë sidomos në hedhjen e mbeturinave dhe pjesën e mbeturinave të cilat kanë të bëjnë me pjesën që hudhen jashtë konternjerëve apo ndonjë lokacione që vazhdimisht mund të krijohet deponi” – deklaroi Drejtori i N.P “Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani.

Ganiu dhe Shabani paralajmëruan gjoba të larta për të gjithë qytetarët e pandërgjegjshëm, apo edhe firmat, që ndosin me qëllim hapësirën e të gjithë qytetarëve të Cairit. Ata dhanë shembullin e tyre duke iu bashkangjitur aksionit të filluar nga Higjiena komunale për pastrim në prag të festës së Bajramit dhe fillimit të vitit shkollor.