Aksioni policor në Gërçec dhe Haraçinë,10 të arrestuar

Policia ka realizuar një aksion të gjërë në Haraçinë dhe Gërçec të komunës së Sarajit me çrast ka sekuestruar një sasi droge dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale, përfshi edhe rastin e shkëmbim zjarrit në “Aleksandar Pallas”.

Marketing

Siç konfirmon policia ka ka realizuar aksion në 34 lokacione në Gjorçe Petrov, Haraçinë dhe Çair, ndërsa ka sekuestruar motoçikleta, makina, fishekë të kalibrave të ndryshëm, kompjutërë, usb dhe telefona celular.

Nën dyshimin si të përfshirë në disa krime, janë privuar nga liria 10 persona nga Gërçeci dhe Haraçina.

“Policia ka realizuar aksion të koordinuar dhe të orientuar ndaj personave anëtar të grupeve kriminele që veprojnë në rajonin e Shkupit, disa prej tyre janë vepra penale të dokumentuara si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikim të sigurisë ndaj personit zyrtar, një pjesë nën dyshimin për kryerjen e veprave kriminale edhe atë prodhim i pa autorizuar i lëndëve narkotike, substanceve psikotropike dhe prekursorëve, dhe përpunim, mbajtje dhe tregti të pa lejuar me armë. Me urdhër gjyqësor janë bërë kontrolle në 34 loklacione tek 32 persona në vendbanimet Gjorçe Petrov, Gërçec, Hasanbeg, Haraçinë, Çair, Butel, Vizbeg, Bardovc, Studeniçan dhe qendër, me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale nga veprat penale. Para dhe gjatë aksionit, për dyshime për përfshirje në vepra penale nga liria janë privuar fillimisht 10 persona” – tha Suzana Pranjiq -Talevska, nga MPB.

Marketing