Aktakuza ndaj dy grave për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave Q.S. dhe E.B. për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.E pandehura Q.S., më 15 prill 20015, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Kosovë dhe me bashkëshortin përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Turqi, prej nga ka hyrë në Siri me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.

Marketing

Edhe e pandehura tjetër E.B, më 26 gusht 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Kosovë dhe bashkë me katër fëmijët e saj nga Kosova kanë kaluar në Maqedoninë e Veriut, prej nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar në Turqi dhe ka hyrë në Siri ku edhe është regjistruar pjesëtare e grupit terrorist ISIS.

Ajo duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj i cili aktivisht ka luftuar në anën e kësaj organizate terroriste.

Me këto veprime të pandehurat Q.S. dhe E.B. kanë kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas KPRK-së.

Marketing