Aktive 2.683 raste me Kovid-19, mbi 800 prej tyre në Shkup

epa08530613 A medical worker wearing a personal protective equipment (PPE) collects nasopharyngeal swab samples to test for the SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease, through the window in the garden of private clinic 'Zan Mitrev' in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 July 2020. Despite high numbers of coronavirus infections, the Government stopped safety measures and opened all border crossings without any conditions for passing. North Macedonia will hold elections on July, 15. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Me 131 raste të reja të regjistruara nga gjithsej 1.297 testime në 24 orët e fundit, numri momental i rasteve aktive në vend paraqet 2683, më së shumti prej të cilëve, 856 janë në Shkup dhe 377 në Kumanovë, përderisa pa raste të regjistruara aktive janë qytetet Resnjë dhe Krushevë.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të diagnoistifikuarve me Kovid-19 prej fillimit të epidemisë është 14.293.

Përderisa Dibra dhe Kërçova janë pa raste të reja në 24 orët e fundit, Dellçeva me dhjetë raste të reja është mes qyteteve me më së shumti të infektuar.

Në Kërçovë dje nuk u regjistruan raste të reja të të infektuarve, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunën tonë mbeti në 269 persona, prej të cilëve 70 janë aktivë, 187 janë shëruar dhe 12 persona kanë vdekur.

Pa raste të reja në 24 orët e fundit është edhe Dibra, ku për momentin aktivë me sëmundjen janë 84 persona.

Me dhjetë raste të reja, Dellçeva është mes qyteteve me më së shumti të infektuar nga Kovid-19. Rastet e reja, siç informuan nga shtëpia e shëndetit Dellçevë janë rezultat i testimeve të mëparshme dhe klasterëve tashmë të njohur.

Me numrin e sotëm, aktivë me koronavirus për momentin në rajonin e Maleshevisë janë 110 pacientë prej të cilëve 48 në Berovë, 39 në Dellçevë, 12 në Pehçevë dhe 11 në Makedonska Kamenicë.

Instituti për shëndet publik, gjatë 24 orëve të kaluara regjistroi 81 pacientë të shëruar dhe gjashtë të vdekur, me çka numri i pacientëve të shëruar është 11.014 dhe 596 të vdekur.

Në Klinikën infektive në Shkup gjithsej janë të hospitalizuar 73 pacientë, prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 45. Në spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 13 pacientë të rritur, 6 fëmijë, 4 nëna dhe 4 fëmijë të dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej të hospitalizuar janë 40 pacientë, prej të cilëve në makinë respiratore janë 3 pacientë.

Në Spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 10, ndërsa në spitalin në Shtip 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kuamnovë, Prilep, Gostivart, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 111 raste pozitive dhe të dyshuar me Kovid-19.

Marketing