Të hiqet i gjithë mekanizimi ndërtimor nga Vodno derisa nuk zgjidhet problemi dhe Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar për projektin, kërkuan në konferencën e sotme për shtyp para Qytetit të Shkupit prej nismës qytetare “E dua Vodnon”.

Ata apelojnë Qeveria ta ndalojë miratimin e lëshuar për ndërtim, që të përpunohet vlerësim i ri i ndikimit të zbatimit të aksit të gazsjellësit ndaj mjedisit jetësor në park-pyllin e mbrojtur Vodno dhe të ndryshojë përzgjedhje e trasesë.

Tatjana Stojanovska, nga iniciativa qytetare, tha se kërkojnë qëndrim zyrtar prej Qeverisë.

“Për gjithçka tjetër do të vlerësojmë se Qeveria ka sjellë një vendim, me të cilin në presion e injorojnë disa palë të involvuara. Njëanshëm vazhdojnë të vendosin, ndërsa me atë më së shumti do të preken qytetarët”, tha Sotjanovska.

Sipas njohurive të tyre të grupit të punës të formuar prej Qeverisë, theksoi Stojanovska, janë shqyrtuar pesë trase prej të cilave katër kalojnë përmes anës veriore ndërsa një prej anës jugore, gjegjësisht përmes Vodnos.

“Sipas nesh nuk mundet assesi të thuhet se aspekti financiar dhe kohor janë mbi degradimin e pasurisë tonë natyrore. Duhet të rishikohet dhe të bëhet një analizë e mirë nëse zgjedhja e trasesë duhet të jetë nga ana jugore apo nuk ka opsione të zbatohet në anën veriore”, deklaroi Stojanovska.

Theksoi se SHA Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM), të cilët janë duke e ndërtuar aksin e gazsjellësit 5, sipas tyre, i kanë siguruar pothuajse të gjitha dokumentet e nevojshme, por nuk kanë dokument i cili jep leje për punë në zonë të mbrojtur.