Aktivistët e Aleancës dhe Besës refuzojnë të votojnë për Blerim Rekën e BDI-së?!

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer fotografi të kandidatit opozitar për president të shtetit Blerim Reka që pretendojnë anëtarësinë e Rekës në Bashkimin Demokratik për Integrim.
Blerim Reka ishte ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me propozim të BDI-se.

Marketing

Ali Ahmeti, lideri i BDI-se, kishte thënë dite më parë në një intervistë televizive se në selin e tij në Reçicë të Vogël, Blerim Reka kishte ardhur për ta lutur që ta emëroj ambasador sepse do t’i ndihmonte në studimet e tija për doktoraturë.

Shtrohet pyetja, si aktivistët dhe votuesit e Aleancës së Selës dhe Besës së Kasamit do të votojnë për një kandidat që nuk rrjedh na arradhat e tyre dhe a po ballafaqohet Reka me një hidhërim nga strukturat e partive që e mbështesin atë pas publikimit të fotove dhe paralajmërimit të publikimit edhe të videove që dëshmojnë përkatësinë e Blerim Rekës në BDI?!

Marketing