Aktivistja Monika Risteska dënohet me dy vite me kusht

Aktivistja Monika Risteska sot në seancën gjyqësore u dënua me dy vite burgim me kusht për kryerjen e veprës penale prodhim i palejuar dhe lëshim në treg droga narkotike. Risteska e pranoi duke theksuar se i vjen keq dhe se nuk do të kryejë përsëri veprën penale apo ndonjë vepër tjetër penale. Dënimi me gusht prej dy vitesh është që nëse në 5 vitet e ardhshme nuk ndodh ndonjë vepër tjetër penale.

Marketing

“Ndjehem fajtore për veprën që më ngarkohet. Është e saktë ajo çfarë thuhet në aktakuzë. Në periudhën nga 2017-2018 pa leje mbaja dhe shisja marihuanë dhe hashish, në mënyrë ashtu siç është cekur në aktakuzë. Më vjen keq për atë që bëra. Betohem dhe premtoj se asnjëherë nuk do ta bëj të njëjtën dhe të kryej vepër të këtillë penale. Më vjen keq nga thellësia e zemrës dhe shpirtit, për veprat që i kam bërë. Më së shumti dua t’u kërkoj falje institucioneve shtetërore, posaçërisht gjykatës, Prokurorisë Publike, familjes time dhe të gjithë bashkëqytetarë të mi që u ndjenë keq për shkak të veprimeve të mia të pamenduara dhe vulgare”, deklaroi Risteska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Aktivistja Monika Risteska, në muajin tetor i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa ajo në seancën e sotme theksoi se ditët në burgun e Shkupit për të kanë qenë mësim i vështirë që e ka ndryshuar si personalitet.

Monika Risteska është njëra nga aktivistet më aktive për legalizimin e marihuanës.

Marketing