Aktivitet i radhës i “HIGJIENËS KOMUNALE”

NP  “Higjiena komunale” – Shkup realizoi aktivitete për pastrim në rajonin e Radio Televizionit të Maqedonisë, në departamentin e pasaportave në MPB , rrugës drejt QKR, ASHAM, dhe skela Dimitar Vllahov.

Marketing

Nga ndërmarrja informojnë se njëzet punëtorë nga ndërrimi i tretë në tërësi larguan deponitë jo legale të cilat vazhdimisht krijohen në këtë pjesë të qytetit, ndërsa u krye edhe larje mekanike me autocisterna.

NP “Higjiena komunale” – Shkup i bën apel qytetarëve dhe institucioneve që të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të veprojnë me mbetjet, për arsye se pa mbështetjen e tyre nuk mund të ruhet pastërtia dhe higjiena në qytetin tonë.

Çdo hedhje e mbeturinave në sipërfaqet publike paraqet shkelje të Ligjit për pastërti publike dhe drejtpërdrejt e ndot mjedisin jetësor.