Aktivitete kulturore në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit Skupi

Festivalin Ndërkombëtar i Folklorit Skupi 2018 sonte performon në Shkup në çarshinë e vjetër. Festivali ka filluar që dje dhe do të zgjas deri më më 31 gusht.

Marketing

Në këtë festival marrinë pjesë shumë shtete nga e mbarë bota si: Argjentina, Meksika, Qiproja Veriore, Bullgaria , Ukraina, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si nikoqire. Ky festival organizohet nga SHKA “Karshiaka” Shkup, dhe është mbështetur nga Ministria e kulturës së Maqedonisë dhe disa komuna të Shkupit.

Festivali promovon edicionin e 12-të me radhë duke i’u dhënë mundësi që grupet pjesëmarrëse gjatë ditëve të festivalit të promovojnë folklorin autentik të vendit të tyre prej nga ata vijnë.

Përgjatë këtyre ditëve të festivalit, do të ketë shumë aktivitete kulturore dhe artistike në disa sheshe të qytetit të Shkupit si: Sheshi Filipi i dytë, në sheshin Isa Boletini – komuna Sarajit.

Drejtuesit e të gjitha grupeve pjesëmarrëse, i’u është bërë pritje edhe nga Ministri i kulturës së Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, Kryetari i Komunës Çair Saraj dhe Studeniqanit.

Marketing