Aktivitete të shumta në shkollën “Petar Zdravkovski Penko” me rastin e Ditës Botërore të Paqes (Foto)

Sot në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko” – Butel, me aktivitete të ndryshme u shënua “DITA NDËRKOMBËTARE E PAQES”.

Marketing

Ky aktivitet u mbështet nga programi për Arsim paqësor pranë Ambasadës së parë për fëmijë “MEGJASHI”. Tema e aktivitetit ishte Jo Buling !( Jo dhunë mes moshatarëve).

Aktiviteti u realizua nga mësueset Hatixhe Topalli, Elizabeta Cvetanovska dhe psikologia e shkollës Lindita Kolalli.

Si çdo aktivitet edhe këtë aktivitet e mbështeti dhe përkrahu drejtori i shkollës Enis Mehmeti.

Marketing