Aktorët nga Tetova, Enis Ajrullai dhe komediani Hasim Memishi Sopi kanë publikuar një video sensibilizuese, me të cilën përveç se ka prekur shumë njerëz, njëherazi edhe i ka turpëruar shoferët e pakujdesshëm, shkruan Gazeta Express.

Janë të jo të rralla rastet e parkimit të veturave në trotuare ose në vendkalime për këmbësorë, gjë që pengon dukshëm lëvizjen e lirë të personave me nevoja të posaçme si dhe nënat me karroca për fëmijë.

“ Kujdesuni pak për të tjerët jo vetëm për vete. Nga do të kalojnë të moshuarit me karroca, njerëzit me invaliditet, gratë me fëmijët e tyre me karroca. Turp të ju vijë!” thotë Sopi në fund të videos, ku më pas i është bashkëngjitur një thënie e Leo Tolstoy-t, “Njeriu kur ndjen dhimbje, është i gjallë. Nëqoftëse ndjen dhimbjen e tjetrit, atëherë është NJERI!”.

https://www.facebook.com/StandUpSopi/videos/897081157417085/