Aktori i famshën bie në pranga me akuzat për drogë dhe armë

Jason Mitchell është arrestuar për drogë dhe armë në Mississippi.

Marketing

Aktori, i cili u shfaq në “St Straight Outta Compton ” u largua nga tv-shou “The Chi” imes akuzave për sjellje të pahijshme, shkruan Hollywood Reporter, transmeton lajmi.net.

Ylli i pushuar nga seriali “The Chi” i cili u përfshi edhe në filmin e nominuar për “Academy Awards” për rolin në “Straight Outta Compton” është arrestuar me akuza për drogë dhe armësh në bregdetin e Mississippi.

Jason Mitchell, i cili portretizoi Brandon Johnson në seri në dy sezonet e para, u arrestua të mërkurën gjatë një ndalese trafiku në Gulfport, tha polici Troy Peterson në një njoftim për lajmet.

Mitchell u lëshua më vonë të mërkurën.

Gjatë kontrollimit të makinës së tij, policia gjeti 0.9 kilogram marihuanë të mbështjellë në pako të ndara së bashku me një qese prej 1.300 njësish ekstazi. Nga armët, Jasonit iu gjet një armë zjarri e llojit AK-47 dhe një pistoletë “Glock 9 mm.

Një përfaqësues i aktorit ka thënë për TMZ se “Lajmet lëvizin shpejt dhe shpesh, pa të gjitha faktet. Ky keqkuptim do të zgjidhet së shpejti. Ne kemi besim te sistemet gjyqësore, drejtësia e verbër do të mbrojë të drejtat e Jason dhe do t’i lejojë atij të tregojë historinë e tij”.

Mitchell, 33 vjeç, nga New Orleans, përballet me akuza të shumta, duke përfshirë posedimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe posedim të armëve të zjarrit.

Marketing