Aktori shqiptar fiton rol të ri në Turqi, luan përkrah yjeve turke

Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj është një emër i njohur në Turqi dhe ka luajtur në disa seriale të njohur atje të cilat u pritën mirë nga publiku.

Marketing

Tani aktori i njohur ka fituar edhe një rol të rëndësishëm në serialin e ri “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh turq.

Nik Xhelilaj do të luajë përkrah Hatice Sendil e njohur si “Elif” nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si “Xhandan” nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.

Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid” të cilat janë transmetuar në vendin tonë.

Marketing