Aktori Will Smith në premierën e “Gemini Man”

Aktori amerikan, Will Smith ka marrë pjesë në premierën botërore të filmit të regjisorit Ang Lee, Gemini Man, në Hollivud.

Marketing

Ai tha se regjisori ka përdorur teknologji të reja për ti dhënë njerëzve një arsye të re për të shkuar në kinema. Smith, luan në Gemini Man, rolin e Henry Brogan dhe Junior.

“Ang li po sjell me të vërtetë ndryshime duke u dhënë njerëzve një arsye të re për të shkuar në kinema. Home cinema është bërë shumë e përdorur këto kohë dhe shumëkush mund të mendojë përse të shkojë në kinema kur ka një tingull dhe cilësi të përkryer edhe në shtëpi. Por, regjisori Lee ka përdorur teknologjinë e re dhe po krijon një gjuhë të re në sallat e kinemasë”, tha Will.

Gemini Man është një film aksion-thriller i drejtuar nga Ang Lee dhe i shkruar nga David Benioff, Billy Ray dhe Darren Lemke. Në rolet kryesore luajnë Uill Smith, Mary Elizabeth Winstead, Clive Owuen dhe Benedikt Uong. Filmi flet për një vrasës që merret në shënjestër nga një klon më i ri i vetes së tij.

I konceptuar fillimisht që në 1997, filmi ka kaluar përmes fazave të ndryshme të zhvillimit për thuajse 20 vite. Regjisorë të ndryshëm mes të cilëve Tony Scot, Curtis Hanson etj, u tërhoqën të gjithë në një pikë të caktuar e po ashtu bënë edhe shumë aktorë, mes të cilëve Harrison Ford, Mel Gibson, Clint Eastwood, Arnold Schearzenegger, Sylvester Stallone, apo Sean Conner.