Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ka disa ditë që aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, po qëndron në Kosovë.

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” është shoqëruar nga Arbnora Ademaj, shqiptarja e cila ka nisur karrierën si aktore në kinematografinë turke e edhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e njohur atje.

Marketing

Teksa po qëndron në Kosovë ajo ka vizituar disa vende, ndër to ka shkuar edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Përveç Arbnorës atë po e shoqëron edhe aktori Vedat Bajrami.