Aktorja shqiptare flet për skenën e masturbimit në shfaqje

Arjola Demiri u bë e njohur për rolin e Xhbanes në serialin “O sa mirë”.

Arjola Demiri së fundi ka marrë pjesë në shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, shkruan lajmi.net.

Nga kjo shfaqje, u komentua shumë skena e masturbimit të aktores, ndërsa për këtë gjë ajo foli në emisionin “Ftesë në 5”.

Aktorja e cilësoi skenën e masturbimit si normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Përveç kësaj, Arjola foli edhe për fëmijërinë e saj, ku tha se ishte shumë e vështirë të rritesh në Tropojë.

“Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjysmë pas mësimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, tha ajo

evn