Prokuroria Themelore në Tetovë ka ngritur akuzë kundër 13 personave pjesëmarrës në incidentin me përplasje me armë në Reçicë të Vogël më 05/04/2018, ku një person e humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Kundër katër personave është vazhduar masa e paraburgimit, ku një person ngarkohet me veprën penale vrasje në tentim, dhe për posedim të armës pa leje.

Gjithashtu prokurori publik në Gjykatën Themelore në Tetovë propozoi vazhdimin e paraburgimit tre prej të cilëve janë të privuar nga liria, dhe për njërin që ende është në arrati të ju vazhdohet masa e paraburgimit.

Kundër të tjerëve Prokuroria Themelore në Tetovë ju ka caktuar masën e kujdesit të cilët ngarkohen me veprën penale, pjesëmarrje në rrahje fizike, kurse për njërin paraburgim sepse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë.