Gjykata e Posaçme e Apelit kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, me kërkesë nga SPAK.

Bëhet me dije se vendimi është dhënë javën e shkuar nga Gjykata e Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari public, transmeton Report Tv.

Sipas vendimit të siguruar, dënimi ndaj Lalës është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.

Kujtojmë se Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.

Adem Lala ka marrë mandatin e bashkisë Has në 2015.