Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar.

Marketing

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se shefi në detyrë i misionit të ambasadës holandeze, Joost Reintjes, u thirr në ministri për t’iu dhënë vendimi.

Më 10 dhjetor, Holanda dëboi dy diplomatë që punonin në ambasadën ruse për akuza të spiunimit.

Sipas agjencisë holandeze të inteligjencës AIVD, një oficer i inteligjencës, i cili punoi si një diplomat i akredituar në Ambasadën Ruse, ishte i angazhuar në aktivitete spiunazhi në fushën e teknologjisë dhe shkencës, si dhe ndërtoi një rrjet të konsiderueshëm burimesh, të cilat janë ose ishin aktive në sektorin e lartë të teknologjisë së Holandës.

AIVD tha se oficeri tjetër i inteligjencës ruse, i cili po ashtu ishte i akredituar si diplomat në ambasadën ruse në Hagë, luajti një rol mbështetës.

Të dy diplomatët punuan për shërbimin e inteligjencës ruse SVR, raportoi agjencia e inteligjencës, duke shtuar se ata u shpallën ‘persona non grata’ nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës.

Marketing