LSDM-ja pretendon se pas refuzimit të opozitës nuk qëndron pyetja e referendumit, por në fakt kërkesa për amnistinë e zyrtarëve të saj të përfshirë për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill. “VMRO-DPMNE më nuk ka arsyetim për sjelljen antishtetërore. VMRO-DPMNE tani duhet të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet, të përkrahin referendumin për ardhmërinë e Maqedonisë dhe t’ju lejojnë qytetarëve që të vendosin. Qytetarët do të shfrytëzojnë instrumentin më të lartë demokratik, qytetarët do të vendosin për BE dhe NATO, nëpërmjet pranimit të Marrëveshjes me Greqinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se të vetmit që bllokojnë Maqedoninë dhe e rrezikojnë të ardhmen e qytetarëve janë Zoran Zaev dhe karteli kriminal i LSDM-së, ka reaguar përmes një komunikate partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie, vetëm ditëve të fundit funksionar të lartë të LSDM-së janë kapur në vepër se si vjedhin 45 milionë euro para të popullit.

“Për këtë krim dhe dhjetëra raste të tjera të marrëveshjeve kriminale, skandaloze dhe të turbullta të këtij pushteti shumë shpejt do të ketë përgjegjësi. Ky pushtet jopopullor do të bjerë, populli i Maqedonisë do të fitojë, ndërsa gjykata do të lirohet nga kthetrat e Zaevit dhe LSDM-së dhe për çdo krim ky pushtet do të paguajë dhe përgjigjet”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së