Akuzë për “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13, deputetja Remenski akuzohet se ka ndihmuar në mashtrim

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion informon se ka dorëzuar akuzë kundër rastit “Reket 2”, gjegjësisht për hetimin lidhur me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13 (Bojan Jovanovski).

Marketing

Në mesin e të akuzuarve, janë babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Hristina Bllazhevska, por edhe deputetja Frosina Remenski. Sipas Prokurorisë, Remenski e ka shfrytëzuar autoritetin e saj dhe ka shkuar bashkë me Jovanovskin në takim me biznesmenët e dëmtuar.

“E dyshuara e tretë me reputacionin dhe autoritetin e saj e ka përkrahur të dyshuarin e parë në takime me të dëmtuarit, duke i dhënë këshilla dhe udhëzime që të dëmtuarin të përfitojnë besim në projektin eventual dhe paraprakisht të paguajnë vlerë të caktuar të parave dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjen”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Deputetja Remenski e cila është e akuzuar për ndihmë, ishte kryetare nderi e “Lidhjes Ndërkombëtare”.

Ndryshe, në rastin “Reket”, përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeec, të akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Marketing