Alarm për “bombë”, evakuohen qytetarët nga City Mall

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga ekipi qe merret me monitorimin e City Mall ka denoncuar në MPB, se kanë marre thirrje para një për bombë të vendosur në Q.T. City Mall dhe menjëherë janë dërguar ekipe policore dhe njësi speciale të cilat po ndërmerrni hapat e nevojshëm.

Marketing

Në momentin kur është dhënë alarmi, menjëherë është evakuuar e gjithë ndërtesa. Ende nuk dihet saktësisht nëse behet fjale për alarm te rreme apo jo. Tash sapo informuan nga City Mall se të punësuarit mund të futen në ndërtesë, por jo dhe mediet që janë në vendngjarje për të raportuar rreth ngjarjes.

Për shkak të një alarmi për bombë, të punësuarit dhe vizitorët e qendrës tregtare Cyti Mall, për momentin janë evakuuar. Qytetarëve iu është kumtuar që ta braktisin Qendrën Tregtare, pas çka njerëzit në panik kanë filluar me vrap drejtë daljes. Për shkak të alarmit, përreth Qendrës Tregtare është krijuar shumë tollovi. Në vend ngjarje vërehen shumë vetura të policisë, ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve.

Nga City Mall kanë denoncuar rastin në polici. Nga MPB në vendngjarje kanë dërguar menjëherë njësitin për anti-terrorizëm të cilët për momentin po kontrollojnë qendrën tregtare. Hetimi është në rrjedh e sipër.

Marketing