Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, evakuuohet stafi

Gjykata e Lartë e SHBA u evakuua të mërkurën në mëngjes për shkak të një kërcënimi të mundshëm me bombë, raportojnë mediat amerikane.

Marketing

Kërcënimi i pretenduar vjen në më pak se dy orë para inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i SHBA.

Gjykata e Lartë ndodhet vetëm pak metra larg godinës Capitol,  ku është vendosur të zhvillohet ceremonia e betimit të Joe Biden.

Ndërkohë që raportohet se më shumë se 20,000 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në qytet dhe janë marrë masa rrepta sigurie për zhvillimin e kësaj ceremonie.

Marketing